Tri raste të dhunë në familje janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Dy raste janë raportuar në qytetine Prishtinës, dhe një rast në qytetin e Gjakovës.
Pas raportimit të këtyre rasteve Poicia ka arrestuar dy meshkuj për dhunë ndaj femrave, dhe një femër për shkak që ka sulmuar fizikisht djalin e motrës së saj ( i mitur).
“Prishtinë 02.12.2024 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
“Prishtinë 27.11.2024 – 11:25. Më 02.12.2024 ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se në mënyrë sistematike ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Gjakovë 02.12.2024 – 21:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta kishte sulmuar fizikisht djalin e motrës së saj (i mitur). E dyshuara pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma/