Tri vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë – Zelensky u bën homazhe heronjve

Tri vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë – Zelensky u bën homazhe heronjve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shënoi trevjetorin e luftës me një nderim për “heronjtë” e vendit.

Në një video të shpërndarë në X, Zelensky vlerësoi qëndrueshmërinë e ukrainasve, duke falënderuar ata që mbrojnë vendin dhe duke nderuar ata që kanë humbur jetën.

“Tre vjet plot heroizëm”, tha ai, duke u zotuar të vazhdojë të luftojë.

Videoja, e shpërndarë nga Zelensky, ndërthur pamjet e ushtarëve ukrainas me imazhet e protestave, në një mesazh uniteti dhe qëndrueshmërie.

Related Articles