“Trimërohet” Zelensky: Kush është Putini, ku është ai tash? (VIDEO)

“Trimërohet” Zelensky: Kush është Putini, ku është ai tash? (VIDEO)

Një  pyetje e gazetares të “Sky News”, Kay Burley, e zuri disi si ngushtë Volodymyr Zelenskyn. “A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse do të ishit në një dhomë vetëm me Presidentin Putin?” pyeti Burley.

Përgjigja që dha Zelesnky, ishte interesante – nuk e mendon asnjëherë një ballafaqim sy më sy me homologun rus. Të paktën jo tashti, kur, siç tha, lufta është në nivel tjetër dhe takimi me Putinin është i kotë, meqë, siç la të kuptohet, as vetë shefi i Kremlinit, nuk është më kurrkushi.

“Shumë vonë? Nuk është interesante. Kush është ai tani? Pas pushtimit në shkallë të gjerë për mua, ai është askushi..”,  tha kreu ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Duke pretenduar se Putin është duke humbur shumë, Zelensky do që atë ta mposht më luftë. E për ta bërë këtë, i duhen shumë tanket që po ia premton perëndimit, përfshirë Ameriken e Gjermaninë, e për të cilat ukrainasi po brengoset sepse ato po i vonohen.

Megjithatë një datë të përafërt se kur shteti i tij i dorëzon tanket te Ukraina, e dha ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistoriusi, gjatë vizitës në një zone të stërvitjeve ushtarake, kur u sfidua nga gazetarët.

Ai tha se tanket do të arrijnë tek autoritetet e Kievit në fund të Marsit.

Related Articles