Triumfojnë Clippers dhe Utah Jazz, rezultatet e tre takimeve në NBA

Triumfojnë Clippers dhe Utah Jazz, rezultatet e tre takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, aty ku kishte mjaftë vështirësi për disa skuadra që të arrijnë triumfin.

Derisa pjesa më e madhe e takimeve u zhvilluan një ditë më parë, në pjesën e mbetur u luajtën vetëm tri.

Los Angeles Clippers triumfuan me shumë mund në shtëpi ndaj Portland Trail Blazer, me rezultat 117-109.

Në fitore të vështirë e mori edhe Milwaukee Bucks në udhëtim te Philaelphia 76ers me shifrat 118-109.

Triumf më bindës në anën tjetër mori Utah Jazz që ia doli të mposhte Atlanta Hawks me rezultat 110-98.

Related Articles