Trotuaret në Veternik i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës, por Komuna ndërhyri – Rama: Duhej vepruar

Trotuaret në Veternik i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës, por Komuna ndërhyri – Rama: Duhej vepruar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka ndërhyrë për pastrimin dhe sanimin e trotuareve në rrugën e Veternikut, ndonëse ato janë nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.

Sipas Ramës, trotuaret ishin lënë pas dore nga institucionet kompetente dhe ishin bërë të pakalueshme për qytetarët, ndaj komuna vendosi të marrë përgjegjësinë për t’i kthyer ato në gjendje funksionale.

“Pavarësisht kësaj ndarjeje formale të përgjegjësive, sot vendosëm të intervenojmë: t’i pastrojmë dhe të bëjmë sanimet e duhura, në mënyrë që të jenë të qasshme, të sigurta dhe funksionale për këmbësorët,” shkroi Rama në njoftimin e tij.

Related Articles