Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk do të ndodhë”.
Gjatë takimit të tij më kryeministrin britanik, Keir Starmer në Zyrën Ovale, tha ndër të tjera se qëllimi i tij “numër një” është të ndalojë luftimet.
Kryeministri britanik tha se do të diskutojë me Trumpin se si të sigurohet që çdo marrëveshje paqeje e arritur midis Rusisë dhe Ukrainës të mos shkelet nga Rusia.
Më tej, Trumpi tha gjithashtu se ai mendon se Putini do ta mbajë fjalën e tij dhe shtoi: “Unë kam besim se nëse bëjmë një marrëveshje, ajo do të mbahet”.