Trump anulon valën e dytë të sulmeve në Venezuelë

Trump anulon valën e dytë të sulmeve në Venezuelë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se kishte anuluar një valë të dytë sulmesh “të pritura më parë” ndaj Venezuelës për shkak të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Njoftimi erdhi në një postim në Truth Social, në të cilin Trump vlerësoi veprimet e qeverisë në detyrë të Venezuelës, shkruan CNN

“Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si një shenjë e ‘Kërkimit të Paqes’”, shkroi Trump. “Ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar”.

Trump vazhdoi duke thënë se të dy kombet “po punojnë mirë së bashku, veçanërisht sa i përket rindërtimit, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së tyre të naftës dhe gazit”.

Related Articles