Trump deklarohet i pafajshëm për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjeorgji

Trump deklarohet i pafajshëm për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjeorgji

Ish-presidenti Donald Trump është deklaruar i pafajshëm në akuzën për ndërhyrjet në zgjedhjet në Gjeorgji.

Trump ishte planifikuar të gjykohej fizikisht gjatë të mërkurës, mirëpo Ligji i Gjeorgjisë i lejon të pandehurit penalë të heqin dorë nga paraqitja e tyre fizike dhe të bëjnë një deklarim zyrtar përmes dosjeve gjyqësore, shkruan CNN.

Disa nga të pandehurit e stafit të ish-presidentit gjithashtu kanë hequr dorë nga paraqitjet e tyre fizike në gjykatë dhe po ashtu janë deklaruar të pafajshëm. Të pandehurit që nuk hoqën dorë nga paraqitja e tyre do të marrin pjesë në gjykatë siç është caktuar më 6 shtator.

Mirëpo në lidhje me paraqitjen e Donald Trumpit në gjykatë në Gjeorgji nuk ka ende një datë zyrtare edhe pse Prokurori i Qarkut Fulton, Fani Willis, i ka kërkuar gjykatësit që mbikëqyr çështjen që të caktojë një seancë gjyqësore për 19 të pandehurit për datën 23 tetor 2023.

Në përgjigjen që dhanë avokatët e Trumpit thuhet se ata e kundërshtojnë datën e propozuar. 

Related Articles