Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e ka cilësuar si “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” bisedën telefonike mes Zelenskyy-t dhe Donald Trump-it.
Përmes një njoftimi të shkurtër në rrjete sociale, Yermak ka theksuar se “të gjitha detajet do të bëhen publike shumë shpejt”, pa dhënë më shumë informacion mbi përmbajtjen e bisedës.
Kujtjmë se para bisedës me Zelenskyyn, Trump ka zhvilluar edhe një bisedë me liderin rus Vladimir Putin, ku nga deklarata e tij më pas, ka treguar se ishte “i zhgënjyer” me Putinin dhe qëndrimin e tij në lidhje me luftën në Ukrainë.