Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se qëllimi i tij është përfundimi i luftës në Ukrainë, duke nënvizuar se të dy palët, si Ukraina ashtu edhe Rusia, janë të interesuara për paqe.
“Putini dëshiron t’i japë fund luftës. Mendoj se edhe presidenti Zelenskyy dëshiron të njëjtën gjë. Tani mbetet që ne ta përfundojmë këtë”, deklaroi Trump.
Ai theksoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike mbi dy orëshe me presidentin rus Vladimir Putin dhe se janë diskutuar “shumë detaje”.
Duke folur për samitin e ardhshëm në Hungari, Trump tha se nuk është ende e sigurt nëse do të ketë një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Zelenskyt, duke përmendur tensionet mes tyre.
“Duam që të gjithë të ndihen rehat”, tha ai, duke shtuar se formati i bisedimeve mund të përfshijë takime të ndara.