Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka thënë gazetës “The Wall Street Journal” se sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë “shumë të mira për tregun”.
Sipas tij, ato ndihmojnë në ndalimin e zhvillimit të një arme bërthamore nga Irani.
“Mendoj se në fund, do të jetë diçka shumë e mirë për tregun sepse Irani nuk do të ketë një armë bërthamore. Do të jetë diçka shumë e mirë për tregun – duhet të jetë gjëja më e mirë ndonjëherë për tregun. Irani nuk do të ketë një armë bërthamore, që ishte një kërcënim i madh për njerëzimin” – tha Trump gjatë një bisede të shkurtër telefonike me gazetën sipas “CNN”
Trump konfirmoi gjithashtu se kishte biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu një ditë më parë dhe kishte në plan të fliste sërish me të. Ai shtoi se ekipi i tij ishte në dijeni për planet izraelite për të sulmuar.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kishin marrë ndonjë paralajmërim zyrtar, Trump u përgjigj: “Paralajmërim? Nuk ishte paralajmërim. Ishte, ne e dimë çfarë po ndodh.”
Trump e përshkroi operacionin izraelit si “një sulm shumë i suksesshëm, për ta thënë butë”.