Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte shumë i drejtpërdrejtë në lidhje me pjesëmarrjen e ekipit iranian të futbollit në Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti.
Ju kujtojmë se Kupa e Botës e këtij viti mbahet për herë të parë në histori në tre vende, SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Ndërsa lufta që filloi pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Iranit vazhdon, media ka qenë e interesuar edhe për qëndrimin e Trumpit mbi pjesëmarrjen e këtij vendi në ngjarjen më të madhe sportive të vitit.
“Nuk më intereson vërtet nëse Irani merr pjesë në Kupën e Botës”, tha Trump për Politico.Kujtojmë se Irani ishte ndër vendet e para që u kualifikua për Kupën e Botës.
