Trump flet për videon e hedhjes së çantave nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë

Trump flet për videon e hedhjes së çantave nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar vërtetësinë e një videoje virale që tregon dy çanta plastike duke u hedhur nga një dritare e Shtëpisë së Bardhë, duke deklaruar se “me shumë mundësi është gjeneruar nga inteligjenca artificiale”.

Ai tha se dritaret janë të blinduara dhe nuk hapen.

Megjithatë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë konfirmuan për revistën Time se çantat u hodhën nga një kontraktor gjatë mirëmbajtjes, ndërkohë që Presidenti nuk ndodhej aty.

Gjatë një konference për shtyp, një gazetar i Fox News i tregoi videon Trumpit, por ai vazhdoi të këmbëngulë se ishte e manipuluar.

“Nëse ndodh ndonjë gjë e keqe, fajësoni IA-në,” shtoi ai me ironi.

Related Articles