Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar publikisht George Sorosin dhe djalin e tij, Alexander Soros.
Ai përmes një mesazhi në platformën “Truth Social” u ka bërë thirrje autoriteteve amerikane të drejtësisë që të ngrejnë akuza ndaj tyre.
Trump i akuzoi ata për mbështetjen e protestave të dhunshme dhe aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik për vendin.
“George Soros dhe djali i tij i jashtëzakonshëm i ekstremit të majtë duhet të ndiqen penalisht në bazë të Aktit RICO, për përfshirjen e tyre në protesta të dhunshme dhe shumë më tepër, anembanë vendit”, shkroi 79-vjeçari, duke iu referuar një ligji që përdoret për të ndjekur organizatat kriminale.
Presidenti e akuzoi gjithashtu familjen Soros për dëmtimin e SHBA-së, duke i quajtur “psikopatë” dhe duke paralajmëruar mbështetësit e tyre në Bregun Perëndimor me fjalët “Kujdes, ju kemi në sy!”.
Ai theksoi se “nuk do të lejojmë që këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë asaj asnjëherë mundësinë të ‘marrë frymë’ dhe të jetë e LIRË”.
George Soros, një i mbijetuar i Holokaustit 95-vjeçar, pasurinë e fituar në vitet ’70 dhe ’80 e ka investuar në Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – organizata që mbështesin çështje të ndryshme në mbarë botën, përfshirë promovimin e qeverisjes së mirë, ndërtimin e demokracisë dhe nisma liberale të politikave publike.
Që nga viti 2023, djali i tij Alexander Soros ka marrë drejtimin e aktiviteteve filantropike të të atit.