Trump: Izraeli pranon vijën fillestare të tërheqjes nga Gaza

Trump: Izraeli pranon vijën fillestare të tërheqjes nga Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes nga Gaza.

Trumpi shkroi në “Truth Social” duke thënë se kur Hamasi ta konfirmojë, armëpushimi hyn menjëherë në fuqi.

“Pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes, të cilën ia kemi treguar dhe ndarë me Hamasin”.

“Kur Hamasi të konfirmojë, armëpushimi do të hyjë MENJËHERË në fuqi, do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën e ardhshme të tërheqjes, e cila do të na afrojë me fundin e kësaj KATASTROFE 3,000-VJEÇARE”, shkroi Trumpi.

Afati i dhënë Hamasit nga Trumpi do të përfundojë sot në ora 18:00, sipas kohës së Uashingtonit, teksa i ka paralajmëruar se nëse nuk e pranojnë planin e tij për të ardhmen e Gazës mbi ta “do të shpërthejë gjithë ferri”.

Related Articles