Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë një postim në platformën e tij Truth Social pasi u tha gazetarëve se të dyja palët, Irani dhe Izraeli, kishin shkelur armëpushimin këtë mëngjes.
“IZRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA. NËSE E BËN TI, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. SILLNI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!”, thuhet në postimin e Trump.
Pak më herët, presidenti amerikan, kishte thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.