Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith do të kthehet në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një intervistë të dhënë për NBC, Trump është deklaruar specifikisht për Smith, i cili para një viti ishte emëruar për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj tij.
“Jack Smith mund të kthehet në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhej të qëndronte. Unë… mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje. , tha Trump.
Ai kujtoi akuzat e Smith, ndërsa shtoi se mbase ai e ka ndihmuar që të fitonte bindshëm në zgjedhjet presidenciale.
“Ndoshta më ndihmoi, sepse unë mora votën më të madhe, më shumë vota që një republikan ka marrë ndonjëherë në histori”.
Insistimit të gazetares se a do të ndikonte te Pam Bond, gruaja të cilën ai e ka nominuar për prokurore të përgjithshme, që Smith të ndiqej penalisht, Trump i përgjigj se nuk do t’i japë udhëzime.
“Mendoj se është shumë i korruptuar, por unë dua që ajo ta bëjë atë që dëshiron ta bëjë. Unë nuk do ta udhëzoj atë ta bëjë këtë. Ajo është e mençur, ka përvojë…”, tha tutje Trump.
Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po mbahen ende në paraburgimin e Gjykatës Speciale në saje të asaj aktakuze.