Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është duke planifikuar të lëshojë një urdhër ekzekutiv të enjten që bën thirrje për mbylljen e Departamentit të Arsimit të SHBA-së, kjo sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë,i cili ka vendosur të mbetet anonim.
Ai është duke e përmbushur një premtim të fushatës, eleminimin e një agjencie që ka qenë një objektiv prej kohësh nga konservatorët.
President Trump e ka kritikuar Departamentin e Arsimit duke e cilësuar si “shpërdorues dhe të ndotur nga ideologjia liberale”.
Sidoqoftë, përfundimi i çmontimit të tij ka të ngjarë të jetë i pamundur pa një akt të Kongresit, i cili krijoi departamentin në 1979, raporton Associated Press.