Trump: Kam një plan shumë specifik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump: Kam një plan shumë specifik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi në një podcast të martën se ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por nuk do ta zbulojë për të mos prishur “surprizën”.

“Nëse fitoj, si president i zgjedhur, do të sigurohem që të arrihet një marrëveshje, kjo është e sigurt”, tha kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.

“Kam një plan shumë specifik për të ndaluar Ukrainën dhe Rusinë. Dhe unë kam një ide – ndoshta jo një plan, por një ide – për Kinën”, siguroi ai në intervistën për Lex Friedman.

Ish-presidenti nuk pranoi të ishte më specifik në lidhje me detajet e këtyre planeve hipotetike.

“Nëse t’i jap, nuk do të mund t’i përdor”, tha ai, duke këmbëngulur në nevojën për të mbajtur një element të “surprizës”.

Trump ka deklaruar shumë herë se ai do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës “brenda 24 orëve”, pa shpjeguar kurrë se si.

Në muajt e fundit, megjithatë, ai ka kritikuar Uashingtonin për miliarda dollarët që shpenzon për të mbështetur Kievin dhe po i kërkon Evropës të luajë rolin e saj.

Related Articles