Trump: Kemi arritur marrëveshje për për dërgimin e armëve drejt Ukrainës

Trump: Kemi arritur marrëveshje për për dërgimin e armëve drejt Ukrainës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për dërgimin e armëve drejt Ukrainës.

Përmes një deklarate të dhënë mbi qëndrimin e tij ndaj NATO-s dhe luftës në Ukrainë, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka theksuar se pajisjet ushtarake më moderne do të prodhohen në SHBA, por do të financohen nga shtetet evropiane.

“Ne prodhojmë pajisjet më të mira, raketat më të mira, çdo gjë më të mirë… dhe sot kemi bërë një marrëveshje. Ata (evropianët) do t’i marrin armët dhe do të paguajnë për to. Ne nuk po paguajmë, thjesht po i prodhojmë”, ka deklaruar Trump.

Ndërkohë, në lidhje me Rusinë, Trump ka shprehur zhgënjim të thellë ndaj Vladimir Putinit, duke theksuar se kishte pritur që një marrëveshje të arrihej dy muaj më parë.

“Jemi shumë, shumë të pakënaqur me ta”, është shprehur Trump, duke paralajmëruar tarifa të rënda prej 100% nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditësh.

Related Articles