Të enjten, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Evropian me “njërën prej formave më armiqësore dhe abuzive të taksimit dhe tarifave në botë”, duke vendosur 200% tarifa ndaj “të gjitha verërave, shampanjave dhe produkteve alkoolike që importohen nga Franca dhe vendet e tjera anëtare të BE-së”.
Ai është deklaruar se kjo është kundërpërgjigje e planit të BE-së për të vendosur tarifë 50% ndaj uiskit amerikan, raporton The Guardian.
Presidenti Trumpi po ashtu ka shtuar se kundërpërgjigjja e SHBA-së do të ishte “e mrekullueshme për bizneset e verërave dhe shampanjës në Amerikë”.
BE pati njoftuar të mërkurën kundërmasat e tij për tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill.
BE-ja ka paralajmëruar kundërmasa me vlerë prej 26 miliardë eurosh.