Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan: Sigurohu që dera të jetë e mbyllur tjetër herë

Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan: Sigurohu që dera të jetë e mbyllur tjetër herë

Presidenti Donald Trump i dha disa këshilla homologut francez Emmanuel Macron pasi videoja ku gruaja e shtyn në fytyrë para derës së hapur të aeroplanit u bë virale.

“Sigurohu që dera të jetë e mbyllur”, tha Trump me ironi.

“Ai është mirë. Ata janë mirë. Janë vërtet dy njerëz që i njoh shumë mirë”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Macron i quajti spekulimet për incidentin me gruan e tij, Brigitte Macron, “të pakuptimta”, duke thënë se ata po bënin shaka, shkruajnë mediat e huaja.

Klipi është realizuar pasi çifti zbarkoi në Hanoi, Vietnam, si pjesë e turneut të tyre në Azinë Juglindore.

Ndryshe, Trump i dha këshillat gjatë konferencës së lamtumirës me Musk.

Miliarderi u shfaq me mavijosje rreth syrit, të cilën tha se e kishte nga djali.

“Unë nuk isha askund afër Francës”, tha ai me shaka.

Related Articles