Trump: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh

Trump: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh

“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda javësh, nëse jemi të zgjuar,” u tha Trump, gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë… ne nuk e duam këtë,” thotë ai, duke shtuar: “Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore, ne nuk e duam as atë.

Trump ndau një telefonatë të fundit me presidentin rus Vladimir Putin gjatë së cilës liderët ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ka raportuar BBC.

Ai shton se nuk është i sigurt se kur do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, megjithëse më parë tha se mund të ndodhte në Arabinë Saudite.

Ndërsa për takimin me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky, Turmp, ka thënë se pret që mund të vijë në Uashington “këtë javë ose javën e ardhshme” për të nënshkruar një marrëveshje me SHBA-në mbi mineralet e rralla të tokës të Ukrainës.

Related Articles