“Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të ndaluar pasurimin e uraniumit nga Irani”

“Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të ndaluar pasurimin e uraniumit nga Irani”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance thotë se presidenti amerikan Donald Trump mund të vendosë se duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund programit bërthamor të Iranit.

Në një postim në mediat sociale ai tha se Irani ka “pasuruar uranium shumë mbi nivelin e nevojshëm për çdo qëllim civil” dhe se presidenti i SHBA-së “mund të vendosë se duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund pasurimit iranian”, raporton BBC.

Ai përfundon me një siguri se Trump “është i interesuar vetëm të përdorë ushtrinë amerikane për të arritur qëllimet e popullit amerikan. “Çfarëdo që të bëjë, ky është fokusi i tij”, është shprehur ai.

Related Articles