“Bibi nuk mund ta luftosh botën. Mund të luftosh beteja individuale, por bota është kundër teje”, mësohet t’i ketë thënë presidenti amerikan Donald Trump kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
”Izraeli është një vend shumë i vogël në krahasim me botën”, iu drejtua Trump kryeministrit izraelit për ta bindur atë të ndalonte luftën në Gaza.
Sipas Trump, ”Netanyahu do të kishte vazhduar luftën me vite”
“Ai bëri atë gabim taktik. Atë në Katar, ishte i tmerrshëm. Ia thashë emirit këtë, kjo ishte një nga gjërat që na bashkoi të gjithëve se ai duhet të ndalte luftën”, theksoi Trump.