Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për ndërprerjen e të gjitha diskutimeve tregtare me Kanadanë, duke reaguar ashpër ndaj një takse të re që Kanadaja planifikon të vendosë mbi ofruesit e shërbimeve digjitale, përfshirë kompanitë amerikane të teknologjisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump e quajti Kanadanë “një vend shumë i vështirë për të bërë tregti” dhe e përshkroi taksën e re si “një sulm të drejtpërdrejtë dhe të hapur ndaj vendit tonë”.
“Bazuar në këtë taksë të shëmtuar, ne po i ndërpresim TË GJITHA diskutimet mbi Tregtinë me Kanadanë, me efekt të menjëhershëm”, tha Trump. “Ne do ta njoftojmë Kanadanë për Tarifën që ata do të paguajnë për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda periudhës së ardhshme shtatë ditore”.