Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur rreth luftës Rusi-Ukrainë.
Nëse Rusia nuk do të ishte e përfshirë, Trump thotë se rrethanat do të ishin ndryshe, shkruan BBC.
Trump thotë se rreth 5000 ushtarë në javë po vriten dhe sipas tij, një gjë e tillë është “e tmerrshme”.
Ai thotë se i dërguari i tij Steve Witkoff është ende duke punuar për një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën.
Trump shton se administrata e tij po punon gjithashtu për një marrëveshje me Iranin, por nuk ofroi ndonjë specifikë.