Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar Aktin GENIUS, i cili tani ka marrë statusin e ligjit. Ky akt, që u miratua pas shumë përpjekjeve dhe negociatave, është parë si një hap i rëndësishëm në forcimin e pozitatave të SHBA-së në sektorët e financave dhe teknologjisë së kriptovalutave.
Në një deklaratë për mediat, Trump e cilësoi aktin si një arritje të jashtëzakonshme dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e tij. “Ky është një akt i tmerrshëm… ne punuam shumë,”, tha ai.
Presidenti theksoi rëndësinë e këtij ligji për dominimin global të financave dhe kriptovalutave nga SHBA. “Legjislacioni ndërmerr një hap gjigant për të çimentuar dominimin amerikan të financave globale dhe teknologjisë së kriptovalutave,”, shtoi Trump.
Ai gjithashtu u shpreh për sfidat me të cilat ka pasur të bëjë komuniteti i kriptovalutave, duke theksuar se ai ishte shpesh objekt talljeje dhe përbuzjeje.
“I gjithë komuniteti i kripto-komunitetit, për vite me radhë, u tall, u përbuz dhe u përjashtua,”.
“Ky nënshkrim është një vlerësim masiv i punës suaj të palodhur dhe shpirtit tuaj pionier”, tha tutje ai.