Trump nis fjalimin e tij në OKB me një shaka për teleprompterin e prishur

Trump nis fjalimin e tij në OKB me një shaka për teleprompterin e prishur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e nisi me shaka fjalimin e tij në OKB për telepromterin e prishur, një pajisje për leximin e fjalimeve në ekran.

Ai tha se nuk e ka problem të flasë edhe pa të, duke shtuar se në këtë mënyrë “flet më shumë nga zemra”.

“Kushdo që po e operon këtë teleprompter është në telashe të mëdha”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Duke i hedhur sytë nëpër sallën e mbushur plot, Trump e fillon fjalimin e tij.

Related Articles