Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur pasiguri në lidhje me mundësinë e përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke u larguar nga premtimi i tij gjatë fushatës zgjedhore për t’i dhënë fund shpejt konfliktit.
Në një deklaratë për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se nuk mund të garantojë nëse do të arrijë ta mbyllë këtë konflikt, por shtoi se dëshiron që paqja të vijë sa më shpejt.
Gjatë fushatës së kaluar, Trump kishte premtuar përfundimin e luftës në ditën e parë të detyrës, por më vonë e quajti këtë premtim “një ekzagjerim”.
Ai ka biseduar së fundmi me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përshkruar telefonatën me Zelenskyn si “shumë të mirë dhe strategjike”, ndërsa ajo me Putinin nuk pati përparim.
Trump kritikoi vazhdimin e luftës nga Rusia dhe shprehu pakënaqësinë e tij për qëndrimin e Putinit.
Ai po ashtu komentoi mbi ndalimin e disa dërgesave armësh nga Pentagoni për Ukrainën, duke theksuar se SHBA vazhdon të japë ndihmë ushtarake dhe po përpiqet ta ndihmojë Ukrainën në këtë konflikt.