Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka parashikuar ndonjë dalje publike për sot, ndërsa ai dhe ekipi i tij po ndjekin me vëmendje reagimin e Iranit pas vendimit për të sulmuar tre objekte bërthamore në këtë vend.
Sipas CNN, zhvillimet po përcillen në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa për operacionin ushtarak pritet të japin detaje Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjenerali Dan Caine, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp në Pentagon, e cila do të mbahet në orën 08:00 të mëngjesit me orën lokale.