Presidenti Donald Trump ka thënë se ka rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin.
Trump theksoi se marrëveshja për armëpushim u bë me kusht që Irani të pranonte të rihapte ngushticën kritike të Hormuzit
”Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif të Pakistanit, dhe duke qenë se ata kërkuan që të përmbahesha nga përdorimi i forcës shkatërruese që ishte planifikuar për sonte ndaj Iranit, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranojë HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURT të Ngushticës së Hormuzit, unë pranoj të pezulloj bombardimin dhe sulmin ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh. Ky do të jetë një ARMËPUSHIM i dyanshëm!,” shkroi Trump në Truth Social.
