Trump: Pakti me Iranin nuk është përfundimtar, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë!

Trump: Pakti me Iranin nuk është përfundimtar, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e shpallur së fundmi me Iranin është vetëm një “memorandum mirëkuptimi” dhe se ajo mund të ndryshohet në çdo moment.

Gjatë një takimi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Trump u shpreh para gazetarëve se, nëse nuk është i kënaqur me zhvillimet, SHBA-të mund të rikthehen në veprime ushtarake.

“Nëse nuk më pëlqen, do të kthehemi të qëllojmë mbi ta,” tha ai, duke shtuar se nëse udhëheqësit iranianë “nuk sillen mirë”, Uashingtoni mund të rifillojë sulmet ajrore.

Sipas deklarimeve zyrtare, Uashingtoni dhe Teherani kanë arritur një armëpushim të përkohshëm në muajin prill me ndërmjetësim pakistanez, i cili më pas është pasuar nga një marrëveshje kornizë e shpallur këtë javë për t’i dhënë fund konfliktit.

Marrëveshja pritet të formalizohet në Zvicër të premten, ndërsa palët vazhdojnë negociatat për detajet përfundimtare të saj.

Related Articles