Trump paralajmëron sanksione të mundshme ndaj Rusisë

Trump paralajmëron sanksione të mundshme ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se mund të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë, por vetëm nëse e konsideron të nevojshme.

Në një deklaratë për gazetarët në bord të Air Force One, Trump tha se do të përdorte këtë mundësi në rast se Rusia nuk arrin të bëjë një marrëveshje apo të ndalë gjakderdhjen në Ukrainë.

Ai shtoi se vendimi përfundimtar për sanksionet i takon atij, pavarësisht se senatorët kanë mbështetur një projektligj për forcimin e tyre. Trump theksoi se projekti ligjor është “shumë i vështirë” dhe se nëse vendos t’i zbatojë sanksionet, do të kursehej shumë kohë.

Megjithatë, ai nuk ka marrë ende një vendim final dhe do të presë zhvillimet e situatës për të marrë një qëndrim përfundimtar.

Related Articles