Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, ka paralajmëruar se ai do të jetë ‘‘shumë, shumë i ashpër’’, nëse lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë shumë shpejtë
Këtë koment, Trump e dha pasi u pyet se nëse do të vendosë sanksione me të ashpra ndaj Rusisë, duke thënë se ai mund të jetë i tillë ndaj Rusisë dhe Ukrainës po ashtu.
“Mund të jetë ndaj të dyja vendeve, për të qenë i sinqertë, duhen dy për të vallëzuar tango. Do të jemi shumë të ashpër, qoftë ndaj Rusisë apo dikujt tjetër, do të jemi shumë të ashpër, sepse aty po ndodh një masakër”, raporton The Guardian.
Pastaj përdor një analogji nga hokeji, duke thënë se duhet t’i lejojmë të dyja palët të përplasën pak para se të ndërhyhet.
Por thekson se gjithçka është e vështirë.
“Ka urrejtje të madhe midis tyre. Unë duhet ta menaxhoj këtë, dhe kancelari duhet ta menaxhojë, është e pabesueshme… ka urrejtje të madhe midis atyre dy burrave, por edhe midis palëve në konflikt.”