Pas nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë, presidenti amerikan, Donald Trump, e nisi mbledhjen e kabinetit të tij duke folur për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Ai tha se mbrëmë është arritur një përparim i rëndësishëm në Lindjen e Mesme – sipas tij, diçka që njerëzit mendonin se nuk do të ndodhte kurrë.
“Ne i dhamë fund luftës në Gaza dhe, në të vërtetë, në një shkallë shumë më të gjerë, krijuam paqe. Mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme.”
“Siguruam lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, të cilët duhet të lirohen të hënën ose të martën. Marrja e tyre është një proces i ndërlikuar.”
Trump i tha gjithashtu kabinetit të tij se “do të shkojmë në Egjipt, ku do të kemi një nënshkrim shtesë.”
Ai shpjegoi se marrëveshja është nënshkruar tashmë, por kjo do të jetë një “nënshkrim zyrtar.”
Duke iu referuar të ardhmes së Gazës, Trump tha se ajo “do të rindërtohet gradualisht.”
“Mendoj se do të shihni disa vende të jashtëzakonshme që do të ndërmarrin hapa përpara, do të investojnë shumë para dhe do të kujdesen për gjërat,” shtoi ai, shkruan Skynews