Joe Biden gjatë ditës ka dhënë dorëheqjen e tij nga gara presidenciale edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë.
Se Kamala Harris do të jetë më e lehtë për tu mposhtur e ka thënë, Donald Trump.
Në një telefonatë me CNN disa minuta pasi Bideni njoftoi largimin e tij nga gara e vitit 2024, Trumpi tha se nuk e dinte se me kë do të përballej, por sugjeroi se zëvendëspresidentja Harris nuk do t’i krijonte atij një problem më të madh se presidenti në detyrë.
Trump ishte pyetur gjithashtu nëse është befasuar më lajmin, ai ka thënë se “nuk duhet të kishte qenë kurrë atje në radhë të parë… duhet të kishte qëndruar në bodrumin e tij”. /Gazeta Enigma