Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të premten se i kishte shpëtuar jetën Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe vuri në pikëpyetje deklaratën e tij për “fitoren kundër Izraelit”.
Trump gjithashtu pretendoi se vendet bërthamore të Iranit ishin shkatërruar plotësisht dhe se ai e dinte saktësisht vendndodhjen e Khameneit, por nuk lejoi që Izraeli apo Ushtria Amerikane ta eliminonin atë.
“Pse Udhëheqësi Suprem i ashtuquajtur, Ayatollah Ali Khamenei, i një vendi të shkatërruar nga lufta si Irani, thotë kaq hapur dhe marrëzisht se ai e fitoi luftën me Izraelin, kur ai vetë e di se kjo është një gënjeshtër? Ai nuk duhet të gënjejë, si një njeri i besimit. Vendi i tij u shkatërrua, tre objektet e tij të liga bërthamore u OBLITERUAN, dhe unë e dija SAKTË se ku ishte strehuar, por nuk lejova që Izraeli apo Ushtria Amerikane, më e madhja dhe më e fuqishmja në botë, t’ia merrnin jetën. IA SHPËTOVA JETËN NGA NJË VDEKJE SHUMË E SHËMTUAR DHE POSHTËRUESE – dhe ai s’ka pse të thotë ‘FALEMINDERIT, PRESIDENT TRUMP!’” – shkroi Trump në Truth Social.