Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar naftën e prodhuar në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si “më të mirën dhe më të ëmbël” në botë.
Në një postim në rrjetin social Truth, Trump theksoi cilësinë e lartë të naftës amerikane, duke nënvizuar avantazhet që ajo ka në tregjet ndërkombëtare, si përpunimi më i lehtë dhe efikasiteti më i madh krahasuar me lloje të tjera të naftës,
https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/116385843841281126/embed
Komentet e tij vijnë në një kohë kur çështjet energjetike dhe çmimet globale të naftës janë në qendër të vëmendjes, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe tensioneve në rajone kyçe të prodhimit.
