Trump tha se liderët evropianë që po presin në një dhomë tjetër të Shtëpisë së Bardhë duan të ndihmojnë për t’i dhënë fund luftës, dhe ai dëshiron t’i ndihmojë ata për të arritur një marrëveshje.
Kur u pyet nga një gazetar se cili është mesazhi i tij për popullin ukrainas, Trump u përgjigj se ata janë “njerëz të mrekullueshëm” që e duan vendin e tyre.
“Unë i dua edhe popullin rus”, tha Trump, duke theksuar se dëshiron t’i japë fund luftës.