Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu bezdi të thellë ndaj këmbënguljes së gazetares së CNN-së, Caitlin Collins, gjatë një interviste për çështjen Jeffrey Epstein.
Debati filloi kur Collins vuri re se Trump po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit si dënuese vetëm për demokratët, ndërkohë që dokumentet e publikuara tregojnë se Epstein ka lidhje të ngushta me dy aleatët e tij, Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.
Trump komentoi:“Jam i sigurt që është në rregull, përndryshe do të kishte tituj të mëdhenj.”
Collins iu përgjigj: “Shumë gra që janë viktima të Epstein janë të pakënaqura” me mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i përpunoi dokumentet.
Presidenti tentoi të mbyllte dialogun duke thënë: “Mendoj se është vërtet koha që vendi të vazhdojë me diçka tjetër, tani që asgjë nuk ka dalë nga unë.”
Megjithatë, Collins vazhdoi të pyeste për të mbijetuarit e abuzimeve të Epstein. Në një moment, Trump iu drejtua gazetares në një ton të ashpër: “Çfarë thatë? E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk ju kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrë.”
Collins ndërhyri duke thënë: “Po ju pyes për të mbijetuarit e abuzimit të Jeffrey Epstein, z. President.”
Trump vazhdoi: “E dini pse nuk po buzëqeshni? Sepse e dini që nuk po thoni të vërtetën. Dhe jeni një organizatë shumë e pandershme dhe duhet të turpëroheni nga vetja.”
.@kaitlancollins is a female version of @Acosta . Amazing that the President of the United States turned on her and CNN right after she brought up The Epstein Files , Musk, Lutnick and survivor concerns (90 seconds) pic.twitter.com/kduktf9k2c— Jeff Storobinsky (@JeffStorobinsky) February 3, 2026
