Trump përplaset me Netanyahun – Vërtetë ka uri në Gaza

Trump përplaset me Netanyahun – Vërtetë ka uri në Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet se ka pasur një përplasje të fortë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas deklaratave të këtij të fundit se në Rripin e Gazës nuk ka uri.

Sipas NBC News, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, një telefonatë e tensionuar mes dy liderëve ndodhi më 28 korrik, pas një deklarate të Netanyahut gjatë një aktiviteti publik ku tha se: “Pavarësisht raportimeve të shumta për uri në Gaza, nuk ka uri në Gaza.”

Një ditë më vonë, Trump reagoi publikisht, duke shprehur mosbesimin ndaj pretendimeve të Netanyahut:

“Ka uri të vërtetë” në Rripin e Gazës, tha Trump, duke shtuar se “nuk mund të falsifikohet.”

Pas këtyre deklaratave, Netanyahu kërkoi një telefonatë me Trump, e cila ndodhi vetëm disa orë më pas. Në bisedën telefonike, Netanyahu këmbënguli se Hamasi kishte sajuar raportime për zi buke në Gaza dhe se zia e bukës nuk ishte përhapur gjerësisht.

Sipas NBC, gjatë telefonatës, Trump e ndërpreu Netanyahun dhe filloi të ngrinte zërin, duke thënë se ndihmësit e tij i kishin paraqitur prova të qarta për situatën:

“Fëmijët në Gaza po vuanin nga uria dhe nuk donte ta dëgjonte këtë të hidhej poshtë si gënjeshtër”.

Related Articles