Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj vajzës së tij Ivanka, pasi ajo u distancua nga pretendimet e pabaza për mashtrim masiv të votuesve.
Komisioni hetimor mbi trazirat e Kapitolit të SHBA-së të vitit 2021 transmetoi një video të paparë më parë të zonjës Trump duke hedhur poshtë pretendimet.
Trump tha se Ivanka nuk i kishte parë rezultatet e zgjedhjeve, “Ivanka Trump nuk ishte e përfshirë në shikimin apo studimin e rezultateve të zgjedhjeve”, raporton bbc.
“Kishte kohë që ishin kontrolluar dhe, për mendimin tim, po përpiqej vetëm të respektonte Bill Barr dhe pozicionin e tij si Prokuror i Përgjithshëm”, shtoi ai.
Një pjesë e vogël e rasteve të mashtrimit të votuesve janë hetuar që nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020, por asnjë provë konkrete nuk është shfaqur për ndonjë aktivitet kriminal që mund të kishte ndikuar në fitoren e presidentit Joe Biden.
Kujtojmë se komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve do të mbajë pesë seanca të tjera gjatë dy javëve të ardhshme.
Sesioni i së hënës së ardhshme do të përpiqet të tregojë se Trump dhe rrethi i tij i ngushtë e dinin se ai kishte humbur zgjedhjet, por gjithsesi përhapën pretendimet për mashtrim të votuesve.https://a0cf02ea9ce70294d148eb8d2295a257.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Paneli ka kryer 1,000 intervista dhe ka mbledhur 140 mijë dokumente gjatë hetimit njëvjeçar.