Trump rihap negociatat me Iranin, kërkon ndryshime në marrëveshjen bërthamore

Trump rihap negociatat me Iranin, kërkon ndryshime në marrëveshjen bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka kthyer për rishikim draftin e marrëveshjes së propozuar me Iranin, pas një takimi me këshilltarët e tij të premten, duke zgjatur negociatat edhe për një javë tjetër.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ndryshimet e kërkuara nga Trump lidhen me forcimin e gjuhës në dokument, veçanërisht për angazhimet bërthamore të Iranit dhe çështje të sigurisë rajonale, përfshirë edhe Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan ka shprehur gjithashtu shqetësime lidhur me ndihmën financiare që mund t’i jepet Iranit në kuadër të marrëveshjes, duke e krahasuar me praktika të mëparshme që ai i ka kritikuar ashpër.

Edhe pse më herët Trump kishte deklaruar se marrëveshja ishte “kryesisht e finalizuar”, diskutimet mes palëve kanë vazhduar pa një vendim përfundimtar, ndërsa dallimet mbeten ende të paqarta.

Negociatat pritet të vijojnë në ditët në vijim, me synimin për të arritur një tekst përfundimtar të dakorduar nga të dyja palët.

Related Articles