Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim

Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas bisedës telefonike dy-orëshe që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka njoftuar se telefonata ka shkuar mirë, dhe se pritet që Rusia dhe Ukraina të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim.

“Kushtet për një armëpushim do të jenë një negociatë midis Ukrainës dhe Rusisë, sepse ata i dinë detajet e një marrëveshjeje për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni,” shkroi ai.

Sipas Trump, arritja e një marrëveshjeje për ndërprerjen e luftimeve do të varet nga vetë palët ndërluftuese. “Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thosha që tani”.

Related Articles