Trump: Rusia dhe Ukraina “drejt një marrëveshjeje”

Trump: Rusia dhe Ukraina “drejt një marrëveshjeje”

Presidenti amerikan, Donald Trump, foli për luftën në Ukrainë.

Ai tha se Vladimir Putini dhe Volodymyr Zelensky po ‘i afrohen’ një marrëveshjeje.

Kievi pati një delegacion në Florida këtë fundjavë, duke u takuar me ekipin e Trump.

“Presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do ulen dhe bëjnë një marrëveshje. Mendoj se po i afrohen. Por unë e kam thënë këtë për një kohë të gjatë, këta janë dy njerëz që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të zbuloni se urrejtja nuk është e mirë për të bërë marrëveshje. Këta janë njerëz që nuk i pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, tha Trump.

Related Articles