Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, në shënjestër edhe Irani dhe Hezbollahu

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, në shënjestër edhe Irani dhe Hezbollahu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një paketë sanksionesh që aktualisht synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe Hezbollahun.

Duke folur të martën, Trump tha se zgjerimi i masave ndëshkuese është duke u shqyrtuar dhe mund të përfshijë aktorë të tjerë përveç Rusisë.

“Ata do të shtojnë Iranin, gjë që është një gjë shumë e rëndësishme. Ata mund të shtojnë edhe Hezbollahun”, tha ai.

Sipas raportimeve, një grup ligjvënësish dypartiakë po shtyn përpara miratimin e shpejtë të projektligjit, pas vdekjes së senatorit republikan Lindsey Graham, i cili kishte punuar për vite me radhë për të avancuar këtë paketë të re sanksionesh.

Trump theksoi se masa tani ka gjasa të mira për t’u zbatuar, sapo të finalizohen detajet e saj.

“Lindsey e donte shumë. Kjo është në nder të Lindsey-t”, tha ai.

Related Articles