Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka folur me gazetarët në bord të Air Force One, gjatë udhëtimit për në samitin e NATO-s në Holandë.
I pyetur nëse dëshiron ndryshim regjimi në Iran, presidenti tha: “Jo. Nëse do të kishte ndodhur, do të kishte ndodhur, por jo, unë nuk e dua atë. Do doja të shihja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt.”
Ai shtoi: “Ndryshimi i regjimit sjell kaos, dhe në mënyrë ideale ne nuk duam të shohim kaq shumë kaos.”