Presidenti Donald Trump tha se mbetet e mundshme që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në konfliktin Iran-Izrael.
“Është e mundur që ne të përfshihemi” në betejën e vazhdueshme midis armiqve të mëdhenj të Lindjes së Mesme.
Presidenti republikan theksoi se Shtetet e Bashkuara “nuk janë për momentin” të përfshira në aksionin ushtarak.
Më herët të dielën, Trump i kërkoi Iranit dhe Izraelit të “bëjnë një marrëveshje” dhe t’i japin fund shkëmbimit të tyre vdekjeprurës të sulmeve.
“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje dhe do të bëjnë një marrëveshje”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.