Në momentet e fundit, Donald Trump ka folur për një marrëveshje të mundshme për Gazën përpara se të hipte në Marine One në Shtëpinë e Bardhë.
“Mendoj se kemi, ndoshta, një marrëveshje për Gazën”, u thotë ai gazetarëve, shkruan skynews.
“Jemi shumë afër një marrëveshjeje për Gazën dhe duket sikur kemi një marrëveshje.”
Trump thotë se beson që marrëveshja do t’i “kthejë pengjet” dhe shton “do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”.
Ai nuk jep detaje mbi pretendimin.
Ndryshe, së fundmi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur fjalim në OKB.
Fjalimi i tij është ndërprerë nga fishkëllimat.